Rozë

Ish-banori i Big Brother sulmon Arbër Hajdarin e Jul Dedën, mbron këtë banore

Ish-futbollisti i kombëtares dhe ish-banori i BBVA3, Klodian Duro, ka patur një reagim shumë të ashpër kundër Arbër Hajdarit dhe Jul Dedës, duke i dalë në mbrojtje Egla Cenos.

Duro u skualifikua nga shtëpia pas deklaratave të tij lidhur me dhunën dhe prej atëherë nuk ka qënë shumë prezent nëpër studio siç ndodh me ish banorë të tjerë.

“Dy çunat e baballarëve që hanë bukë me emrin e babit. (etiketon Arbër Hajdarin dhe Jul Dedën)Vs një super gocë e fortë(Egla Ceno)”, shkroi në Instastory duke shpërndarë një moment debati midis Julit, Eglës dhe Arbrit.

“Kjo është Shqipëria jonë e dashur e çunave të babit, kollovarëve dhe kurvave që lëpijnë majtas e djathtas. Mbyti Egla mbyti”, ka shkruar ai.

/Shqip.com