AlbMedia është shtëpia e rrjetit editorial dhe e bizneseve që ua mundësojnë atyre të funksionojnë. Sidoqoftë, në asnjë rast, këto raporte media-biznes nuk interferojnë me integritetin e ekipeve tona redaktoriale dhe përmbajtjes që ato krijojnë.

Ky parim përfshin edhe divizionet e AlbMedia të cilët merren me procesin e reklamimit dhe sponzorizimet në hapësirat tona mediatike; Në çdo rast, informacionet që na vijnë nga entitete me karakter reklamues në hapësirat tona do të mbajnë etiketimet si: “artikull i sponsorizuar” apo “hapësirë e paguar për reklamim”.

Kjo, për të shmangur çdo keqkuptim dhe për ta qartësuar se reklamat e paraqitura në hapësirën tonë mediatike, jo domosdoshmërisht i reflektojnë pikëpamjet e AlbMedias apo ekipeve tona editoriale.