Lajme

Scholz i ka kërkuar hapa konkretë Kurtit për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, ka treguar zëdhënësi i Qeverisë federale Steffen Hebestreit.

Siç thuhet në njoftim kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunaveme shumicë serbe.

Po ashtu përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Scholz dhe Kurti ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt.

/Shqip.com