Sport Ndërkombëtar

Probleme me mbrojtjen, Bayern ia vë syrin lojtarit të Cityt

Bayern Munich po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Një nga repartet që ka më shumë nevojë për përforcime është mbrojtja dhe sipas raportimeve të medieve britanike në radarët e bavarezëve ka rënë kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker.

Bayern tentoi edhe verën e shkuar që të transferonte mbrojtësin e “Citizens”, por ndërhyrja e Pep Guardiolas e bllokoi atë lëvizje.

Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i Cityt dhe për rrjedhojë Bayerni mund ta bëjë të mundur transferimin e Kyle Walker në verë.

/Shqip.com