Rozë

Çfarë e lidh Borën me mamin e Heidit?

Një ndër çiftet më të komentuar të momentit janë Heidi dhe Romeo të cilët momentalisht janë dy banorë në formatin ‘BBV3’.

Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka patur mundësinë të takojë dy prindërit e partnerit madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin.

Por kjo e fundit ka bërë një lëvizje që ka ngritur dyshime kudo nëpër rrjet.

Vihet që moderatorja e ndjek mamin e Heidit në Instagram, por çfarë i lidh ato të dyja vallë?!

Apo kjo është një shenjë e mirë se të dyja familjen janë dakord dhe e mbështesin çiftin pavarësisht shumë akuzave të ngritura ndaj tyre për ndjenja jo të vërteta?

Përveçse e ka takuar vetëm njëherë prej afër Heidin, Bora në puntatën e fundit të emisionit të saj ‘Cherry on Top’ ka folur fjalë të ëmbla për Heidin.

/Shqip.com