Lajme Botë

Arrestohet aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu/ AKUZAT

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu u thirr të hënën në një stacion policor të Parisit ku dhe u ndalua pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy bashkëpunëtore gjatë xhirimeve të filmave të tij.

75-vjeçari, i cili aktualisht është nën hetim për një sërë situatash të ngjashme, përfshi edhe marrëdhënie seksuale me dhunë, besohet se ka ngacmuar punonjëse të stafit të prodhimit në vitet 2014 dhe 2021.

Një prej grave që e kanë paditur pretendon se u sulmua nga aktori në shtator të 2021-it, gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts”, ku ai kishte ushtruar dhunë dhe fjalor aspak të përshtatshëm ndaj saj. Pretendohet se një dëshmitar arriti ta shkëpuste Depardieu-n nga gruaja në fjalë.

Në lidhje me këtë rast, Depardje ishte  shprehur se kërkonte ndjesë pasi një gjë e tillë ishte e nevojshme, por ndërkohë vijoi të përdorte fjalë të turpshme ndaj gruas.

Ndërsa paditësja e dytë pretendon se është sulmuar nga aktori në mars të 2014-ës, gjatë xhirimeve të filmit “Le Magicien et les siamois” kur paditësja ishte asistente e prodhimit dhe pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ai.

/Shqip.com