Një banor la shtëpinë, një tjetër hyri
Publikuar:
(28.04.2024 08:21:58)
Banori që la përfundimisht shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme është Liami.
A ishte në nominim së bashku me Rozën, Heidin, Françeskën, Erjolën dhe Romeon.
Liami e mori me shumë sportivitet largimin e tij, i takoi të gjithë banorët dhe para se të dilte nga shtëpia, ai i tha banorëve “se i do shumë”.
Ndërkohë, në shtëpi është futur një banor i ri.
Fjala është pë Shkëlqim Begën.
Gjatë prezantimit, ai u shpreh se është një boksier dhe se ka për qëllim që t’i stërvisë edhe banorët e tjerë, të cilët janë bërë disi përtacë.
Shkëlqimi ka deklaruar se kafen e parë që ai do të pijë është me Eglën.
Kjo e fundit shkoi për ta marrë në oborr dhe e çoi tek banorët e tjerë.
/Shqip.com