N'shënjestër

“Klinikat infektuse” të QKUK-së

Emisioni n ‘Shënjestër në episodin e radhës do t’u qojë në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror. Aty ku pothuajse çdo i dyti pacient infektohet gjatë trajtimit. Krejt rezulton se ndodh kryesisht në mungesë të kujdesit adekuat gjatë dhënies së terapisë nga stafi shëndetësor. Shqip.com sjell dëshmi të njerëzeve familjarët e të cilëve po përballen me infeksione të rënda që i kanë marrë brenda gjatë trajtimit në QKUK po ashtu detaje dhe videoincizime se si stafi nuk respekton rregullat dhe rrezikon jetën e pacientëve.

Për emisionin n’Shënjestër flasin personat përgjegjës për parandalimin e këtyre parregullësive. Ata pranojnë se perqindja e pacientëve që infektohen është shumë e lartë krahasuar me vendet perëndimore.