Rozë

Kejvina Kthella shkon në Dubai, publikon fotot e nxehta nga resorti luksoz

Modelja Kejvina Kthella ndodhet me pushime në Dubai. Ajo ka publikuar disa foto në instagram.

Nuk dihet se kush e shoqëron modelen.

Në fotot e publikuara prej saj, Kejvina duket se ka frekuentuar një resort luksoz.

Modelja ka qenë edhe subjekt i SPAK. Me vendim të GJKKO asaj iu sekuestrua automjeti luksoz “Audi”, i cili i ishte dhuruar nga Redjan Rraja i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në Sukth, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

I plagosur mbeti Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

/Shqip.com