Leonora Jakupi paralajmëron “bombë për inati të Serbisë”
Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re që mbanë titullin “Komandant”.
Kënga i është kushtuar ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Komandant” u prit mirë në Kosovë, por sigurisht, jo edhe në Serbi.
Madje, disa media atje e cilësuan si “skandal”.
Kjo ka bërë që të reagojë Leonora, e cila e ka quajtur krenari këtë.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory. “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ishte reagimi i Leonorës.
E në orët e natës Leonora ka bërë edhe një paralajmërim në Instagram.
“Edhe një bombë për inati t ‘Serbisë 17:00 ”, ka shkruar ajo, duke paralajmëruar projektin e ri me 17 shkurt./SHQIP.com