Sport Shqiptar

Zyrtare: Elvis Rexhbeçaj zyrtarizohet te VFL Bochum

Elvis Rexhbeçaj

Elvis Rexhbeçaj do ta vazhdoj karrierën e tij në huazim te skuadra gjermane, VFL Bochum, shkruan Shqip.com.

Siç raporton skuadra e njohur gjermane, Rexhbeçaj është huazuar nga Wolfsburg në formë huazimi deri në qeshorin e vitit 2022.

Te skuadra gjermane, ai do ta bartë fanellën me numrin 20.

Ndërsa drejtori sportive i kësaj skuadre, Sebastian Schindzielorz kishte lavdata të mëdha për Rexhbeçaj.

“Elvis Rexhbeçaj mund të përdoret në shumë pozicione në mesfushë. Loja e tij karakterizohet nga vrapimi dhe përkushtimi, dhe ai ka fuqinë e nevojshme për të dëshmuar veten në Bundesligë”, përfundoi Schindzielorz.

Ndërsa mesfushori kosovar është shprehur i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij të re.

“Unë jam kurioz për ekipin dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj ata me aftësitë e mia”, tha Rexhbeçaj.

Së fundmi, mesfushori ishe i huazuar te skuadra tjetër gjermane, Koln ku zhvilloi 43 paraqitje në Bundesligë, për një vit e gjysëm sa ishte pjesë e skuadrës./Shqip.com