Sport Shqiptar

Erzeni fiton çështjen në Lozanë

Erzeni ka pak shpresa për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, ndërkohë një lajm i mirë vjen nga KAS-i.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i ka dhënë të drejtë klubit shijakas, që kishte ndjekur në këtë nivel drejtësie çështjen e një vendimit të FIFA-s.

Sipas vendimit të FIFA-s më 25 maj 2023, Erzeni duhej t’i paguante klubit kosovar 2 Korriku shumën e 120.000 eurove si kompensimin për stërvitjen e lojtarit Shefki Aliti, pavarësisht një marrëveshjeje mes dy klubeve.

Lojtari në fjalë është aktivizuar pjesën e dytë të sezonit të kaluar me shijakasit.

Tani KAS-i ka njohur vlefshmërinë e marrëveshjes së arritur midis klubeve në lidhje me heqjen dorë nga pagesa e kompensimit të trajnimit.

Në këtë mënyrë, Erzeni shpëton nga pagesa e 120 mijë eurove, një shumë e konsiderueshme kjo.

/Shqip.com