Sport Ndërkombëtar

Kush mund ta zëvendësoj Jurgen Klopp?

Epoka Jugen Klopp në krye të Liverpool është e mbyllur, një histori suksesi që do të kujtohet gjatë.

Ajo që Klopp ka lënë në klubin e kuq është një trashëgimi e madhe, e vështirë për t’u zëvendësuar, për këtë arsye pasuesi i tij do të ketë një barrë të madhe, nuk është e lehtë të bësh që figura e Klopp të harrohet.

Nuk është e lehtë as për drejtuesit e klubit të cilët prej kohësh po punojnë për të gjetur një pasues të denjë.

Arne Slot, trajner i Feyenoord, është një emër që po fiton shumë kuota këtë periudhë.

Tekniku holandez konfirmoi se ka pasur kontakte me drejtuesit e kuq, por mbi të gjitha është gati për këtë aventurë.

“Do të më pëlqente të isha unë trajneri i Liverpool, pozicioni im është i qartë. Feyenoord dhe Liverpool po negociojnë, të shohim se çfarë do të dalë në fund. Unë kam besim, mendoj se dy klubet do të gjejnë një akord”, u shpreh Slot në një intervistë për ESPN.

“Besoj se Feyenoord do të më lë të lirë, për mua do të ishte një hap i madh. Unë ndihem mirë te Feyenoord, por Liverpool do të ishte një shans fantastik”, u shpreh Slot.

/Shqip.com