Kulturë

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, 44 vjet nga inaugurimi

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë

Sot mbushen 44 vjet nga inaugurimi i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.

Përmes një videoje, Arkivi Qendror i Shtetit përkujton sot këtë ngjarje të shënuar për kulturën shqiptare.

Mbi 7000 ikona kulti dhe arti kryesisht ikona të krijuara nga Mesjeta e Hershme gjenden në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.

Kjo qendër muzeore që është një nga më të rëndësishmet në vend u përurua më 24 prill 1980. MAM ka 4 pavijone, disa laboratorë ekzaminimi dhe konservimi si dhe mjedise të fondeve.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, 44 vjet nga inaugurimi

Në sallën e ekspozitës permanente gjenden rreth 200 objekte arti.

Muzeu pret artistë nga e gjithë bota, sepse vetëm në këtë muze mund të shohësh nga afër ngjyrën e kuqe të Onufrit, ngjyrën e njohur në artin vizual në botë me emrin e autorit shqiptar.

Vepra më e njohur është Monaliza e Ballkanit, një ikonë e Periudhës Bizantine, që kritikët e artit e krahasojnë më veprën e Da Vinçit.

Ky muze është unik në llojin e vet në rajonin e Ballkanit, për sa i përket fondit që disponon, i vlerësuar nga profesionistët e huaj për punën që bëhet për ruajtjen e ikonave, në kushte ideale, profesionale dhe të standardeve botërore. /atsh

/Shqip.com