Lajme

F-16 në Ukrainë brenda vitit 2024

Belgjika pritet t’i dorëzojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 brenda këtij viti, siç njoftoi sot rrjeti televiziv belg VRT, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së vendit.

Qeveria belge kishte planifikuar të bënte dorëzimin e parë të avionëve luftarakë F-16 të premtuar në Ukrainë në vitin 2025.

Gjashtë avionë të tjerë luftarakë F-16 do të dorëzohen nga Holanda në Ukrainë, dhe numri i avionëve të premtuar do të arrijë në 24, sipas ministrit holandez të Mbrojtjes Kagisha Olongren.

“Hollanda po përgatit gjashtë avionë shtesë F-16 për dorëzim në Ukrainë”, tha Olongren më parë në një postim në platformën e mediave sociale X.

Edhe pse Rusia e ka “kërcënuar” vazhdimisht Ukrainën në rast se ajo blen F-16 nga Perëndimi, duke thënë në mënyrë tipike se “do t’i rrëzojmë”, problemi për Kievin nuk është vetëm ky.

Ka të ngjarë që transferimi i F-16-ve të NATO-s nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në betejën ajrore mbi Ukrainën dhe, në fund të fundit, në luftë.

Megjithë trajnimin intensiv të fluturimit në vendet e NATO-s, pilotët ukrainas janë relativisht të rinj në këta avionë dhe, pavarësisht zellit të tyre patriotik, mungesa e orëve të fluturimit dhe përvoja luftarake në F-16 të gjeneratës së katërt mund të jetë e kushtueshme.

/Shqip.com