Sport Shqiptar

Vjen vendimi ndeshja KB Istogu – KB Borea do të zhvillohet

Tifozët në Istog janë përballur gjatë tërë ditës me dilema nëse finalja e sotme e Play Of-it në mes të KB Istogut dhe Borës do të luhet sonte apo do të shtyhet.

Megjithatë, skuadra istogase sapo ka konfirmuar se finalja megjithatë do të luhet, ani pse më herët kanë dal me vendim se do të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Dyshimi për shtyrje ka ardhur për shkak të mbushjes së Palestrës me ujë.

Në njoftimin e fundit të KB Istogut thuhet se finalja do të luhet sonte.

/Shqip.com