Lajme

Rohde kërkon marrëveshje për energjinë dhe targat në mes Kosovës dhe Serbisë

Jorn Rohde - Ambasador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se duhet të ketë marreveshje edhe për energjinë dhe targat.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutem domethënë për energjinë, targat”, ka shkroi Rohde.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrell.

Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat

Ndërsa, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.

Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave.

Osmani: Reciprocitet e barazi, do vazhdojmë angazhimin në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti.

Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu  ka thënë se reciprociteti është parimi që e bënë një vend normal.

Këshilli Evropian përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Këshilli i Evropës ka përshëndetur arritjes e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i këtij këshilli, Charles Michel përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel në Twitter.

Grenell: Kurti arriti marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite më pare

Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë, Richard Grenell ka thënë se Kurti ka arritur marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite me parë./Shqip.com