Lajme

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e letërnjoftimeve.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është Reciprociteti.

“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, ka shkruar ai.

Më tutje Kurti ka falënderuar qytetarët e Kosovës për durimin e po ashtu ka falënderuar Borell, Lajçak e Escobar për angazhimin dhe kontributin.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Sot gjatë ditës Josef Boreell ka bërë të ditur se tashmë Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e letërnjoftimeve.

Kjo arritje e marrëveshjes është përshëndetur edhe nga Lajçak, Viola Von Cramon, Vjosa Osmani dhe Edi Rama,/Shqip.com