Lajme

Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjës në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se reciprociteti është parimi që e bënë një vend normal.

“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, shkroi Haxhiu.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrel ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrel.

Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Lexo edhe:
Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat

Ndërsa, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.

Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave./Shqip.com