Lajme

Këshilli Evropian përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Këshilli i Evropës ka përshëndetur arritjes e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i këtij këshilli, Charles Michel përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel në Twitter.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti./Shqip.com