Lajme

Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.
Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshendetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.

Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Është mirë të dëgjosh se një marrëveshje është arritur nën Bashkimit udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e qartë të DAS Escobar. Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, është shprehur Cramon.

Borell ka njoftuar minuta më parë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrveshja sa I përkët çështjes se letërnjoftimeve.

Lexo edhe:
Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Këtë marrveshje e ka përshendetur edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Shqip.com