Lajme

Grenell: Kurti arriti marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite më parë

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë, Richard Grenell ka komentuar arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket letërnjoftimeve.

Ai ka thënë se Kurti ka arritur marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite me parë.

“Kështu që@albinkurti ka rënë dakord për çfarë @HashimThaciRKS ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, ka shkruar Grenell.

Disa minuta më parë Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për pranimin e letërnjoftimeve. Kështu ka bërë të ditur Josef Borell përmes një njoftimi në Twitter./Shqip.com