Sport Shqiptar

Remzi Ejupi për ndeshjen Serbi – Zvicër: Sonte, zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë

Një ndër donatorët më të jetëgjatë të futbollit kosovar, Remzi Ejupi, e ka komentuar ndeshjen e shumëpritur Serbi -Zvicër, e cila zhvillohet sonte (e premte) në kuadër të Kampionatit Botëror, “Katar 2022”, shkruan Shqip.com.

Ish-presidenti më i suksesshëm i FC Prishtinës, tashmë anëtar i bordit i këtij klubi, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” për ndeshjen në fjalë.

Ejupi vite më parë i ka sjell në Kosovë për ndeshje revyale në disa raste yjet më të suksesshëm të futbollit shqiptar në Evropë, ndër ta edhe Granit Xhakën që sonte është kapiten i Zvicrës.

“Ne shqiptarët, fatkeqësisht nuk e kishim mundësinë dhe fatin të përfaqësoheshim në Kampionate Botërore me ndonjërin prej dy shteteve tona.

Por, ne gjithmonë e kishim dhe e kemi një pjesë dhe një hise tonën në këtë garë prestigjioze të futbollit. Krejt kjo falë djelmoshave tanë të artë, duke u nisur prej Ramës, për të vazhduar më pas me Behramin, Xhemailin, Kasamin… e deri tek treshja aktuale e shqiponjave: Xhaka, Shaqiri e Jashari. Sonte, Zvicra, njëri prej shteteve më mike dhe më mikpritëse të shqiptarëve, do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme, apo më mirë të themi vendimtare kundër Serbisë. Uroj që, edhe në këtë sfidë, njëjtë sikur para pak më shumë se katër vjetësh, ambasadorët tanë në “Katar 2022”, Xhaka e Shaqiri, të na gëzojnë dhe të na bëjnë krenarë me paraqitje dinjitoze dhe të jenë prapë protagonistë në fushë me “Helvetikët”, ka shkruar biznesmeni Remzi Ejupi, përcjell Shqip.com.

“Sonte, zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë, në kërkim të së tetës së finales së Kupës së Botës. Hopp Schëiiz!”, shkroi në fund Remzi Ejupi.

Ndeshja Serbi – Zvicër nis në ora 20:00.

/Shqip.com