Sport Shqiptar

Orari dhe gjyqtarët për xhiron e 18-të, orari në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 18-të e fundit e stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligë, ku dy sfida do të luhen të shtunën dhe tre të tjera të dielën, shkruan Shqip.com.

Lideri Drita do të përballet në udhëtim te Drenica, ku këtë duel do ta gjykojë Visar Kastrati.

Të shtunën luhet edhe dueli tjetër mes Ferizajt dhe Dukagjinit me fillim nga ora 13:00.

E të dielën në Gjilan, Gjilani përballet me kampionin në fuqi Ballkanin, sfidë që gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Granit Hyseni e Drilon Rexhepi.

Trepça ’89 është nikoqire e Prishtinës në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, derisa Malisheva pret Llapin.

Të gjitha duelet e kësaj xhiro zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

/Shqip.com