Napoli mposht Romën dhe bën hapin gjigant drejt titullit
Publikuar:
(29.01.2023 23:02:11)

Ka vazhduar ecuria e jashtëzakonshme e Napolit në Serie A. Skuadra e Spallettit edhe një herë ka treguar pse sivjet është skuadra perfekte në top pesë kampionatet e Evropës dhe ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm që e ka çuar tashmë 53 pikë pas 20 ndeshjesh.
Ekipi i Spalletit mundi me rezultat 2-1 Romën, duke u përforcuar në pozitën e parë. Minuta e 17-të solli një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes.

Osimhen tregon klasin e tij, atë që jemi mësuar ta shikojmë. Goditje e bukur e nigerianit e cila nuk ka fund tjetër përveç rrjetës.
Ekipi i Jose Mourinhos përpiqet të reagojë dhe vendos ekuilibrat pak minuta nga fundi me italo-egjiptianin El Shaarawy. Vendasit fitojnë falë golit në fund të Simeones.
/Shqip.com