Sport Ndërkombëtar

Manchester United kërkon yllin e Ligës Premiere

Me largimin e Cristiano Ronaldos, Manchester United është në kërkim të një sulmuesi potent, i cili mund ta udhëheqë skuadrën drejt trofeve, që mungojnë prej kaq shumë kohësh në “Old Trafford”.

Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Manchester United tashmë kanë filluar të shqyrtojnë detajet rreth një lëvizjeje të mundshme për Harry Kane, me shtatlartin e Tottenhamit, që është pro kalimit te “Djajtë”.

Harry Kane

Më herët u raportua se kryetari i bordit të drejtorëve të Tottenhamit, Daniel Levy do të kërkojë 100 milionë funte për sulmuesin nga çdo klub i interesuar nga Premier League, ndërsa për ekipet nga ligat e tjera, çmimi do të jetë më i ulët, ashtu siç është dhe rasti i Bayern Munich.

/Shqip.com