Sport Ndërkombëtar

Joshua paralajmëron pensionimin nëse humb nga Franklin

Hoda Davaine/Dave Benett/Getty Images
Hoda Davaine/Dave Benett/Getty Images

Boksieri i peshave të renda, Anthony Joshua për pak ditë të boksojë kundër Jermaine Franklin.

Joshua do të kërkojë fitoren në meçin që do të zhvillohet në 1 prill në Londër.

Ai ka paralajmëruar se në rast të humbjes, do të pensionohet nga boksi.

“Do të pensionohem nëse humbas. Nuk jam këtu për të garuar me njerëzit. Nëse ata duan që unë të pensionohem do ta bëjë”, u shpreh ai për ‘MailOnline’, shkruan Shqip.com.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, Joshua do të kërkojë fitoren e tij të parë që nga fitorja ndaj Kubrat Pulev në 2020.

/Shqip.com