Sport Ndërkombëtar

Haaland realizon het-trik, Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat të thellë 6-0 në kuadër të çerekfinales së FA Cup.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej dy golave të “Qytetarëve”. Erling Haland shënoi në minutat 32 dhe 35 për epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolas.

Norvegjezi kompletoi het-trikun në minutën e 59-të të ndeshjes për 3-0. Julian Alvarez shënoi në minutën e 62-të për 4-0.

Palmer shënoi me tu futur në lojë për 5-0, ndërsa Alvarez shënoi golin e dytë personal për 6-0. Me këtë fitore Manchester City kaloi në gjysmëfinale të FA Cup.

/Shqip.com