Sport Shqiptar

Endri Çekiçi e Megi Pojani nuk mund të fshihen më (FOTO)

Moderatorja Meg Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej muajsh si çifti më i ri i showbizit shqiptar edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Të mërkurën, futbollisti festoi 26-vjetorin e lindjes dhe të gjithë ishin kuriozë për një urim nga Megi, i cili, megjithatë, nuk ndodhi.

Por, me rëndësi është se dyshja kanë festuar bashkë dhe këtë e zbuloi motra e Megit, Ina Pojani.

Ina ka ndarë një video nga një vilë private, në të njëjtin ambient me Çekiçin.

/Shqip.com