Sport Ndërkombëtar

E ardhmja e Rodgers te Leicesteri e pasigurt

Brendan Rogers

Rrugëtimi i Brendan Rodgers te Leicester City duket se është në fund.

Humbja ndaj Totenhamit, duket sa do të jetë mjaftueshme për pronarët që t’i ndajnë rrugët me trajnerin, shkruan The Sun.

Duke folur pas ndeshjes Roger tha se do të respektonte çdo vendim të skuadrës.

“Çfarëdo që të ndodhë, unë do të kem një respekt të madh për ata [pronarët] sepse ata më kanë dhënë mbështetje të madhe”, tha ai.

Pas shtat ndeshjeve Leicester nuk ende asnjë fitore, prandaj gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Pas shtat ndeshjeve, skuadra angleze ka vetëm një barazim e gjashtë humbje, duke grumbulluar vetëm një pikë në proces.

Me 10 gola të shënuar e 22 të pësuar, Leicester rrezikon që nga lufta për Evropë të fillojë luftën për mbijetesë./Shqip.com