Sport Ndërkombëtar

Conte i lumtur te Tottenhami, e mohon lidhjen me Juventusin

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte thotë se raportet që e lidhin atë me një rikthim në Juventus janë “mos respektuese” dhe “të pabesueshme”, dhe këmbëngul se ai është i lumtur te Spurs.

Sipas raporteve në Itali javën e kaluar, Conte është i hapur për të zëvendësuar trajnerin nën presion të Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili mund të përballet me shkarkimin me Zonjën e Vjetër që po lufton në Serie A me vetëm dy fitore në shtatë ndeshje këtë sezon.

Antonio Conte

Gjigantët italianë thuhet se janë gjithashtu të inkurajuar nga situata e kontratës së Conte në Tottenham me marrëveshjen e tij aktuale që skadon verën e ardhshme.

Por Conte, i cili iu bashkua Spurs në nëntor 2021 dhe më pas i udhëhoqi ata drejt kualifikimit në Champions League, ka hedhur poshtë thashethemet nga vendi i tij.

“Kjo është e pabesueshme. Në këtë periudhë mendoj se kjo është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe për mua që punoj në Tottenham”, tha 53-vjeçari.

Skuadra e Contes kthehet në lojë me rivalët e Londrës veriore, Arsenal, të shtunën pas pushimit ndërkombëtar, ku sulmuesi i Spurs Richarlison u keqtrajtua në mënyrë raciale ndërsa luante për Brazilin./Shqip.com