Art Jetese

Çka është dieta 30-30-30 që po i çmend njerëzit?

Një dietë e re është bërë virale në TikTok dhe media të tjera sociale, me ndjekësit që pretendojnë se i ka ndihmuar ata të humbin peshë në një mënyrë të shëndetshme, duke i bërë gjithashtu të kenë rezultatet të qëndrueshme.

Kjo është dieta 30-30-30, e cila ndryshe nga dietat e tjera konsiderohet se ka për qëllim ndryshimin e stilit tonë të jetesës.

Por pse u quajt kështu?

Dieta 30-30-30 përfshin; të hani 30 gram proteina brenda 30 minutave pas zgjimit, e ndjekur nga 30 minuta ushtrime me intensitet të ulët.

Kjo metodë është popullarizuar së fundmi nga dietologu Gary Brecka, i cili shton se dieta mund të ndihmojë edhe në uljen e sheqerit në gjak.

Si funksionon dieta 30-30-30?

Fillimi i ditës është më i rëndësishmi.

Karbohidratet dhe yndyrnat mund të përfshihen në mëngjesin tonë, por ushqimi duhet domosdoshmërisht të përmbajë 30 gram proteina.

Hapi tjetër është 30 minuta stërvitje.

Me metodën 30-30-30, rekomandohet që të bëni ushtrime kardiovaskulare me një ritëm të qëndrueshëm dhe të ulët.

Kjo do të thotë ushtrime me intensitet të ulët që nuk e rrisin shumë rrahjet e zemrës, të tilla si ecja dhe çiklizmi.

Nutricionistët komentojnë se ngrënia e proteinave në mëngjes dhe ushtrimet kardiovaskulare dihet se kanë përfitime të shumta shëndetësore dhe kontribuojnë në humbjen e peshës.

Dhe ka prova të shumta shkencore që tregojnë se ngrënia e më shumë proteinave, veçanërisht në mëngjes, mund të çojë në uljen e marrjes së kalorive gjatë pjesës tjetër të ditës, pasi proteinat na ndihmojnë të ndihemi më të ngopur për më gjatë.

/Shqip.com