Sport Ndërkombëtar

Barcelona vazhdon me fitore, tashmë 8 pikë larg Realit

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me fitoren e radhës. Kësaj radhe “viktima” ishte skuadra e Sevillës.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola edhe pse nuk munguan rastet e shënimit.

Serinë e golave për Barcelonën e hapi Alba e nis në minutën e 58-të të takimit për të vazhduar Gavi në minutën e 70 dhe Raphinha në minutën e 79-të takimit.

Pas kësaj fitore, Barcelona tashmë ka krijuar distancë ndaj Real Madrid në 8 pikë ndërsa Sevilla gjendet në pozitën e 16-të me 21 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com