Sport Ndërkombëtar

Barcelona – Inter, Xavi tregon si arrihet fitorja

Kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve pa dyshim ajo që do të zhvillohet në “Camp Nou”, ku Barcelona e pret Interin dhe ka nevojë jetike për fitore.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, para ndeshjes ka folur për “Prime Video”, ku e ka pranuar se skuadra e tij nuk është në situatë të mirë.

“Ka gjithmonë presion, ne jemi Barcelona. Nuk jemi në një situatë të mirë, sepse nuk kemi fituar as në Munich e as në Milano, por tani kemi urgjencën për të fituar”, ka thënë numri një i bankinës katalonase.

“Ne e përballojmë me një mentalitet pozitiv, me dëshirën për të gjetur tre pikët dhe me ndihmën e publikut do t’ia dalim. Duhet të jetë një revansh i vogël i ndeshjes së parë, do të jetë praktikisht një avancim i raundit të dytë. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer kundër një Interi shumë të fortë, veçanërisht fizikisht dhe në mbrojtje”, ka shtuar Xavi.

Më pas ka folur për ndeshjen e vitit 2010 me Interin.

“Mbaj mend, ishte shumë e vështirë, na u desh të shkonim në Milano në autobus për shkak të shpërthimit të vullkanit. Pati polemika, përjashtime dhe ndëshkime. Kam kujtime të këqija, sepse më pas Interi na eliminoi dhe arriti në finale”, është shprehur Xavi.

/Shqip.com