Sport Shqiptar

“Bad News Eagles” zhvillon sonte ndeshjen vendimtare për kalimin në fazën tjetër – “Legends Stage”, ky është orari i takimit

Skuadra kosovare e CS:GO “Bad News Eagles” vazhdon shkëlqimin në turneun e madh të CS:GO në Rio të Brazilit.

Pas fitores në takimin e parë ndaj ekipit 00Nation, arritën që të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit gjerman BIG.

Edhe pse ishin duke humbur me rezultat 11-4 në pjesën e parë, arritën që të rikthehen për ta fituar ndeshjen me shifrat 16-11, shkruan Shqip.com.

Ekipi shqiptar është në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, ku garojnë ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Ndërkaq, sonte nga ora 21:00, “Bad News Eagles” zhvillon ndeshjen e radhës.

“Bad News Eagles” është vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër “Legends Stage” ku e presin disa nga ekipet më të mira të botës siç janë “FaZe” dhe “Na’Vi”.

/Shqip.com