Sport Ndërkombëtar

Austria e befason Italinë në miqësore

Kombëtarja e Italisë ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë.

Në ‘Ernst Happel Stadion’ të Vjenës, kombëtarja e Italisë është mposhtur me rezultatin 2:0.

Skuadra e Roberto Mancini nuk bëri mjaftueshëm mirë në këtë testuese kundër austriakëve.

Austria kaloi në epërsi qysh në minutën e 6’ të takimit, me golin e shënuar nga Schlager.

Për 2:0 u përkujdes David Alaba i Real Madrid, i cili shënoi në minutën e 35’.

Me këto dy gola u vulos fati i takimit të sontëm mes Italisë dhe Austrisë.

/Shqip.com