Sport Ndërkombëtar

Arsenal zyrtarizon transferimin e Ben White

Ben White gjatë prezanatimit te Arsenal

Skuadra angleze, Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit anglez, Ben White nga Brighton, shkruan Shqip.com.

Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet përmes rrjeteve sociale.

“Gunners” kërkonin të përforconin repartin e tyre defanziv, pasi kjo supozohej të ishte pika e dobët e skuadrës, derisa me transfermin e White në “Emirates Stadium”, ai pritet të sjell gjallëri në këtë repart.

Nga ana tjetër, trajneri Mikel Arteta është shprehur i lumtur për transferimin e tij në skuadër:

“Ben është një mbrojtës intelegjent i cili është shumë i kënaqur me topin në këmbët e tij dhe stili i lojës së tij përshtatet në mënyrë perfekte me ne. Sigurishtë, ai është ende i ri, kështu që mosha dhe profili i tij përshtaten me atë që ne po ndërtojmë këtu”, shtoi Arteta.

23-vjeçari do të mbaj fanellën me numrin katër dhe menjëherë do të bashkohet me shokët e tij të rinjë të skuadrës para ndeshjes miqësore kundër Chelseat të dielen.

Mbrojtësi anglez është pjesë e Brightonit që nga viti 2016, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ka zhvilluar 36 paraqitje garuese.

Në të kaluarën ai ka qenë në huazim te skuadra si: Newport County, Peterborough United dhe Leeds United./Shqip.com