Lajme

Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu nga PD-Rithemelimi marrin pjesë në Konventën e PL

Sot po zhvillon punimet Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Pjesë e Konventës Kombëtare të PL-së, janë bërë Belind Këllici dhe Klevis Balliu, si përfaqësues të PD-së.

Po sot, kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit.

Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

/Shqip.com