Lajme

OSBE-ja kërkon ripërtëritje të përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave të zhdukur

Logoja e OSBE-së e vendosur në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate në Vjenë të Austrisë. 23 shkurt 2023.
Logoja e OSBE-së e vendosur në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate në Vjenë të Austrisë. 23 shkurt 2023.

Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të ndryshme nga institucionet qendrore e lokale.

Ndërkaq, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve në Kosovë.

“Në ditën e Personave të Zhdukur në Kosovë, ne bëjmë thirrje për ripërtëritje të përpjekjeve për të zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve. Në veçanti në këtë ditë ne qëndrojmë me të gjitha ato familje që presin përfundimin e këtij procesi. Shërimi i plagëve të së kaluarës do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore për të gjithë”, ka shkruar misioni i OSBE-së në Kosovë, duke e përmbyllur postimin me #NeverForget.

Në Kosovë llogariten mbi 1600 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë më 1998-1999. Presidentja Vjosa Osmani në reagimin e sotëm ka thënë se Serbia vazhdon të flet mbi varreza masive dhe refuzon t’i hapë arkivat me informacione për personat e zhdukur.

/Shqip.com