Lajme

Meta i përgjigjet Kryemadhit: Kush e ka gënjyer Monikën? Askush s’do ta përjashtojë! Do mundim edhe partinë komuniste të Kinës…

Kryetar i Partisë së Lirisë ka folur për mediat në hyrje të Konventës. Ai tha se formacioni i tij politik ka nevoje për një Kryesi me njerëz si Lefter Maliqi e të tjerë të cilët sipas tij janë në ballë të opozitarizmit.

Meta deklaroi se PL është aq e fortë sa do ta mundë edhe Partinë Komuniste të Kinës.

Lidhur me përjashtimin e Monika Kryemadhit nga partia, Meta tha:

Kush e ka gënjyer Monikën? Askush s’do ta përjashtjojë, ajo është deputete e Fierit dhe mund të kandidojë sa herë të dojë. Nepotizmi është problem për shoqërinë. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në Tatime e Dogana. Ne duhet të tregojmë vullnetin në parti që të na besojnë shqiptarët nesër” – tha Ilir Meta.

Lexo edhe:
Kryemadhi jep shenja për largim nga politika, thumbon Ilir Metën

Ai shtoi se “Kryemadhi është më e mbrojtura sepse duke qenë ish-kryetare partie është automatikisht edhe anëtare e Këshillit Drejtues”.

Mirëpo, ambiciet e Metës shkojnë shumë larg, përtej rrëzimit të Edi Ramës nga froni kryeministror.

“Ne do mundim edhe Partinë Komuniste të Kinës“, deklaroi kryetari i PL.

/Shqip.com