Sport Ndërkombëtar

Anulohet gara e fundjavës në Formula 1

Është anuluar gara për Çmimin e Madh të Imolas, e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë. Reshjet e dendura të shiut që nuk kanë ndaluar gjatë kësaj jave në këtë rajon kanë bërë që lumi i zonës, Santero, të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje të mëdha, duke bërë që autoritetet vendase të ngrenë alarmin.

Një pjesë e madhe e pistës është e përmbytur, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas një komunikate të FIA në rrjetet sociale mësohet se çmimin i Imolas nuk do të zhvillohet këtë fundjavë.

“Në këtë gjendje ne nuk mund të zhvillojmë çmimin e Imolas, në këto kushte ne rrezikojmë shëndetin e tifozëve, pilotëve dhe stafit drejtues. Prandaj gara e planifikuar për këtë javë nuk do të zhvillohet.”-shkruan FIA.

Me rastin e anulimit të çmimit, fondet e mbledhura për organizimin e garës, do t’u shkojnë familjeve që janë prekur nga përmbytja.

/Shqip.com