Rozë Ndërkombëtar

Aktori ia plotëson “dëshirën e fundit” fanses para vdekjes

Aktori i njohur, Tom Hardy, ia ka plotësuar “dëshirën e fundit” fanses së tij, duke realizuar një bisedë virtuale.

Jo-Anne Shaw, 58 vjeç, i tha stafit të spitalit në të cilin po trajtohej, se dëshira e saj e fundit ishte ta takonte aktorin.

Ata shpërndanë një fotografi të saj në Facebook, dhe e shpjeguan kërkesën e saj.

Të tjerëve iu kërkua të ndajnë mesazhin në mediat sociale me shpresën për të arritur te Hardy.

Në postim, Shaw është fotografuar pranë një fotografie të aktorit, ku shkruhej “Përshëndetje, emri im është Jo-Anne Shaw. Unë jam 58 vjeç dhe vuaj nga kanceri”.

“Unë jam një super fanse r Tom Hardy dhe do të më pëlqente të më plotësojë dëshirën time të fundit, ta takoja”.

Postimi më pas u bë viral dhe tërhoqi vëmendjen e Hardy, i cili pranoi të bisedonte me fansen e tij.

“Ai ma ka realizuar ëndrrën, më vendosi në qendër të vëmendjes për një ditë dhe kjo është gjithçka që mund të kërkoja. Jam shumë e lumtur sepse ai bisedoi me mua sikur të ishim miq” ka thënë Shaw më pas.

/Shqip.com