Lajme

Kodi Civil, deputeti i VV-së kundër planit të kryeministrit

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar nga Berlini se së shpejti do të votohet Kodi Civil përmes të cilës do të lejohej martesa e gjinisë së njëjtë.

Por një nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka ndërmend ta ndërroj qëndrimin e tij.

Është deputeti Eman Rrahmani, i cili ka ripërsëritur se me asnjë çmim nuk do ta votoj Kodin Civil.

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN! Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani.

/Shqip.com