Sport Shqiptar

Ademi: Nga sot futbollistet dhe futbollistët e klubeve tona do ta kenë sigurimin e tyre shëndetësor

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agima Ademi ka njoftuar se nga sot futbollistet do të kenë sigurim shëndetësor.

Kjo është pjesë e projektit të tij katërvjeçare si kryetar i FFK-s.

“Krahas projekteve të shumta që janë realizuar dhe të tjerave që janë në proces, jam i lumtur që nga sot futbollistet dhe futbollistët e klubeve tona do ta kenë sigurimin e tyre shëndetësor. Lëndimet e futbollistëve përveç se janë po thuajse të paevitueshme ato kanë edhe kosto të madhe. Si rrjedhojë, ato, kanë qenë barrë e madhe për klubet por në shumë raste edhe për vetë futbollistët”, ka shkruar në Facebook, Ademi.

Nga ky projekt do të përfitojnë, Superligat e në të dy konkurrencat, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve.

Për realizimin e këtij projekti është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria”./Shqip.com