Lajme

Abdixhiku-pushtetit: Amnistues të Berishajt, rehabilitues të Ivanoviqit

Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur sërish lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt dhe për deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se lidhur me rastin e Berishajt, ligji vazhdon të mos vlejë.

“Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq. Ende në pritje të veprimeve. – I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë”, shkroi Abdixhiku.

Kurse lidhur me deklaratat e Kurtit për politikanin serb, Abdixhiku thotë se po iu bëhet rehabilitim një krimineli që bëri shumë krime ndaj shqiptarëve.

“I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”.

Abdixhiku pyet se a është ky ndryshimi që Kosova ka pasur nevojë.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend? Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit”.

Tutje, Abdixhiku tha se Kosova meriton më mirë.

Para disa muajsh, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Lexo edhe:

Kryeministri slloven flet për rastin e Martin Berishajt

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Shqip.com në prill të vitit të kaluar pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Lexo edhe:

Reagon sërish Martin Berishaj, demanton lajmet rreth aferës

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

Lexo edhe:

(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com

Vlen të theksohet se sot, duke filluar nga ora 12:00 paralajmëruar mbajtja e një proteste para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me rastin e përvjetorit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lexo edhe:
Sot organizohet protestë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Protesta thuhet se do të mbahet nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Megjithatë, përkrahje protestës i ka dhënë edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lexo edhe:

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kujtojmë se, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti përmes një video të publikuar e kishte ngritur figurën e politikanit serb.

Kjo nuk ishte pritur mirë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, Kurtit i është kërkuar të kërkojë falje.

/Shqip.com