Lajme

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti

Sot janë bërë pesë vite që kur Oliver Ivanoviq ndërroi jetë. E në këtë pesë vjetori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar atë.

“Sot përkujtojmë jetën dhe kujtimet e Oliver Ivanoviq. Ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Pesë vjet më parë ai u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Pesë ditë më parë është mbajtur seanca e fundit në lidhje me Oliver Ivanoviq.

Albin Kurti

Në këtë seancë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar propozimin e avokatit Faruk Korenica për dëgjimin e pesë dëshmitarëve.

Seancat e radhës për këtë çështje penale u caktuan më 22 dhe 23 shkurt, si dhe më 14 dhe 15 mars 2023.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

/Shqip.com