Lajme

Kryeministri slloven flet për rastin e Martin Berishajt

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, të enjten ka folur për rastin e Martin Berishaj.

Golob ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni. Por sipas tij, më vonë u zbulua se Berishaj është miku personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS-së. Thotë se nuk e ka idenë se nga kush u “ringjall” në Kosovë kjo aferë e dyshuar.

“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Janshas. Dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, ka thënë Golob për një televizionin slloven.

Lexo edhe:
Kusari-Lila: Pozita e mundësoi Komisionin Hetimor ndaj Martin Berishaj

Më tutje, Golob, e ka quajtur trillim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kujtojmë se dje , ambasadori Berishaj ka reaguar lidhur me pretendimet ndaj tij. Berishaj tha se të gjitha akuzat janë të pabaza dhe tendencioze si dhe ai nuk ka të bëjë fare me to.

Para disa muajsh, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Lexo edhe:
Reagon sërish Martin Berishaj, demanton lajmet rreth aferës

Shqip.com në prill të vitit të kaluar pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Lexo edhe:
Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com.

Lexo edhe:
(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Katër muaj pas, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

/Shqip.com