Lajme

Sot organizohet protestë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Protesta e veteranëve të UÇK-së

Sot, duke filluar nga ora 12:00 paralajmëruar mbajtja e një proteste para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me rastin e përvjetorit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta thuhet se do të mbahet nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Megjithatë, përkrahje protestës i ka dhënë edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lexo edhe:

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kujtojmë se, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti përmes një video të publikuar e kishte ngritur figurën e politikanit serb.

Kjo nuk ishte pritur mirë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, Kurtit i është kërkuar të kërkojë falje.

/Shqip.com