Lajme

(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është aksionar në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Në bazë të Agjencisë për Regjistrimin e Biznesëve, Berishaj del se është aksionar në kompaninë Zaslon Kosova L.L.C dhe kompaninë Myloja L.L.C.

Në kompaninë Zaslon Kosova L.L.C, Berishaj ka aksione në vlerë prej 375 euro apo 15% të aksioneve, kompani e regjistruar me 10 nëntor 2008.

Ndërsa, në kompaninë Myloja L.L.C, Berishaj ka aksione në vlerë prej 883 euro apo 33.32 % të aksioneve.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë kundër Korrupsionit.

Lexo edhe:
Cila është pasuria e ambasadorit Berishaj i dyshuar për një skandal në Slloveni?

Shqip.com ka kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com

I pyetur pse vazhdon të jetë aktiv si biznes, Hajrizaj ka ndalur telefonin duke kërkuar të mos kontaktohet më.

Mediat sllovene raportojnë se kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Në këtë aferë ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në dhjetor të viti 2021./Shqip.com