Sport Ndërkombëtar

Xhaka nuk funksionoi, Roma transferon Matic

Klubi kryeqytetas kishte shprehur interesim për mesfushorin shqiptar për një kohë të gjatë.

Megjithatë, Roma ka vendosur për serbin Matic në vnd të tij, të cilin e ka zyrtarizuar të martën.

33 vjeçari është prezantuar sot, siç shihet në rrjetet sociale të klubit.

Matic ishte pjesë e Manchester United, me të cilët nuk e vazhdoi bashkëpunimin.

Ai u transferua si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në fund të qershorit.

Jose Mourinho dëshiron të ketë si opsion lojtarin në mesfushë, pasi edicioni i ardhshëm do të jetë më i zënë për ta, me garat në Europaligë përpos atyre si Serie a dhe Coppa Italia.

Nemanja Matic, Manchester United

Përndryshe, futbollisti bëri 23 paraqitje për “Djajtë e Kuq” përgjatë sezonit paraprak, ku asistoi katër gola dhe nuk shënoi asnjë.

Vlera e tij në treg arrin shifrën e gjashtë milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com